Subscribe

Për te kaluar ne klase te gjashte, nuk do te jete me aq e thjeshte. Para përfundimit te shkollës, nxënësit e klasave te pesta, do t’i nënshtrohen provimeve ne tri lendet baze, Matematike, Gjuhe Shqipe dhe Shkenca Biologjike.
Ky testim zhvillohet per here te pare sivjet. Ne 23 maj, fëmijët e klasave te pesta ne shkollat publike dhe private, do te testohen per njohuritë e marre gjate arsimit fillor. Ne nje ore e gjysme, ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve për te treja lendet. 50 është maksimumi i pikëve te testit te ndare ne tre nivele vështirësie. Sipas Specialisteve te Agjencisë se Provimit, këtë vit, nuk do te ketë vlerësim me note dhe as penalitete për te kaluar ne klasën e gjashte. Ky testim, i cili kryhet edhe ne vende te tjera si Britani e Madhe, Holande apo SHBA, do te shërbejë edhe si studim për te njohur nivelin e nxënësve te klasave te pesta, por dhe mësuesve qe japin mësim ne arsimin fillor. Për vitet pasardhëse, po diskutohet vendosja e vlerësimit me note ne provim, çka do te përcaktojë edhe kalueshmërinë për ne klase te gjashte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *