Subscribe

Dalin ne drite detaje te reja per çështjen Tahiri-Habilaj. Dosja voluminoze prej 1800 faqesh që autoritetet italiane sollën pas goditjes së grupit përmban pjesë, ku Prokuroria pretendon se faktohet përfshirja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Në përgjimet e reja ambientale që janë dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë disa biseda mes Eneo Sulajt dhe Meridian Sulajt ku përmendet, Saimir Tahiri, makina audi, si dhe byzylykë me diamante që kërkon ministri i brendshëm. Gjatë bisedës Eneo Sulaj flet për një dhuratë që Mosi Habilaj i kishte bërë bashkëshortes së Tahirit. Sipas Sulajt, Saimir Tahiri nuk kërkonte para ndaj dhe Habilaj i kishte blerë një gjerdan me diamante që kushton 15 mijë euro. Me tej flitet per makinën audi dhe se si procedohet me targat e mjeteve.

 

Maridiani: Ishte i kushëririt tonë ai… Kryeministri, vëlla si quhet? Çfarë është ai tani?

 

Avduli: Saimiri.

 

Maridiani: Saimir Tahiri. “01” e ka Presidenti, “02” e ka Kryeministri, “03” e kishte ky Saimiri.

 

Avduli: E ka Saimiri!

 

Maridiani: Po ai është ministër i Brendshëm.

 

Avduli: Targat e qeverisë, u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten.

 

Maridiani: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentet. Ta marrë dreqi, çfarë thotë ky shiten. Ua heqin, është e tij personale, o vëlla.

 

Avduli: Është personale, nuk e ka të punës.

 

Maridiani: Po atë e ka dhënë kështu në mirëbesim

 

Avduli: Por ajo dihet.

 

Maridiani: Por në të vërtetë ja ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë. Me sa ka dashur ai ia ka blerë.

 

Përgjimet ambientale i janë bashkuar fashikullit të Krimeve të Rënda, ndërsa mes tyre ka dhe një moment ku Moisi Habilaj flet për një person i cili do i sjellë rreth 400 mijë euro. Gjatë bisedës në një moment ata flasin për zerim të borxheve me të gjithë përfshi këtu dhe shtetin. Ndërkohe hetimet e akuzës shqiptare kanë nxjerrë në pah fakte të reja për hyrje daljet e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Më datë 24 Shkurt të këtij viti Orest Sota ka dalë nga Shqipëria përmes pikës së Muriqanit me një automjet të Ministrisë së Brendshme e regjistruar në inventarin e këtij institucioni. Po me të njëjtin mjet, ka disa hyrje-dalje Gentian Ceka, i cili është shoferi i Tahirit. 5 muaj më vonë në 7 korrik, Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Murriqanit, me automjetin që është i regjistruar në emrin e Ardit Sotës, vëllait të Orestit. Ai është kthyer dy ditë më vonë nga e njëjta pikë me një tjetër mjet, këtë herë në emër të shoqërisë “IKONA” me pronar Lefter Sotën, babai i Orestit.

 

Por lëvizjet e ish-ministrit të brendshëm janë bërë dhe me automjete të tjera. Në 2 gusht 2016 ish-ministri i brendshëm ka zgjedhur portin e Durrësit për të lëvizur jashtë vendit, ketë herë më një tjetër mjet në emër Endri Hasa nga Elbasani, i cili sipas akuzës s’ka lidhje me familjen Sota. Për Prokurorinë, të gjitha këto lëvizje krijojnë bindjen se ish-ministri e biznesmeni Sota kanë pasur lidhje të ngushta me njëri tjetrin dhe se paratë e gjetura në automjetin e biznesmenit mund të jenë të Tahirit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *