Banorët e Bregut të Lumit vijojnë rezistencën për moslejimin e prishjes së banesave të tyre.

 

Rezistencës së banorëve I janë bashkaur edhe banorët e Astirit si dhe një grup nga radhët e ish-deputetëve demorkatë.

 

I pranishëm në protestë, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha për mediat se nuk do të lejohet prishja e banesave dhe se do të përdoret e njëjta mënyrë si tek Astiri.

 

“Ju mendoni se bandat njohin orar zyrtar? Dy duar për një kokë. Kjo është e vetmja zgjidhje dhe që funksionon.”

 

Banorët e Bregut të Lumit preken nga zgjerimi i Bulevardit të Ri.

 

Ata akuzojnë institucionet se nuk I kanë dëmshpërblyre dhe se nuk I kanë njoftuar se banesat do të prishen këtë të hënë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *