Protesta rivale po zhvillohen në Venezuelë, në përgjigje të thirrjeve të liderit të opozitës Juan Guaidó dhe presidentit Nicolás Maduro.
Sipas BBC në kryeqytetin Caracas, disa përkrahës të Guaidós u përleshën me policinë të cilët u përgjigjën me sprait piperi.
Guaidó u shpall president i përkohshëm më 23 janar duke pasur mosmarrëveshje me Maduron, I cili kishte fituar të drejtën për të drejtuar edhe për një mandat tjetër.
Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare që kontrollohet nga opozita, është njohur si president i përkohshëm nga më shumë se 50 vende.
Megjithatë, Maduro mban mbështetjen e aleatëve ushtarakë dhe të ngushtë, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.






