Ish deputetët e Partisë Demokratike, pas mbylljes së protestës së kësaj të shtune ku u shënuan edhe disa incidente para kuvendit, kanë shkuar në spital për të vizituar protestuesit e lënduar.

 

Ish deputetja Albana Vokshi, gjithashti Bardh Spahia dhe Tritan Shehu kanë vizituar disa prej protestuesve ne spital.

 

Sipas PD-së njeri prej tyre eshte Eduard Shosha, 50 vjec, ka dy brinje te thyera nga goditja me uje me lresion, e cila e ka perplasur ne bordure.

 

Ndërkohë që më herët ishte ish-deputeti Luçiano Boçi ka shkuar në spital pranë disa qytetarëve që mbetën të lënduar në protestën që opozita mbajti sot përreth 4 orë.

 

Përmes një statusi në Facebook, Boçi shkruan se brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.

 

“Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.

Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.

Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.

Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.

Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.

Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.

Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.

Fundi është afër!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *