Subscribe

Qumështi i deles këtë fillimviti po blihet më lirë nga njësitë e përpunimit. Blegtorët e zonës së jugut u ankuan në një protestë se një vit më parë litri i qumështit tregtohej me 180 lekë, ndërsa gjatë këtyre ditëve çmimi ka rënë në 120 lekë/liter.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj i ftuar në emisionin “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, tha se kjo nuk është një çështje vetëm e politikave fiskale.

Lexo edhe :

Related Posts

Rrapaj: Problemi i parë është te fermeri. Ka një kosto shumë të lartë të prodhimit të qumështit. Ky fenomen ndodh dhe te grumbulluesit, sepse nuk rimbursohet TVSH. Edhe lëndët e para janë rritur. Edhe përpunuesit kanë të njëjtat probleme. Kanë stok të madh të djathit në magazinat e tyre. Vijmë te konsumatori, i cili nuk është fuqia blerëse që ka qenë. Qendra e agrobiznesit e shikon këtë si një zinxhir dhe të gjitha hallkat kanë problemet e tyre. Këtë problem nuk mund ta zgjidhin vetëm fermerët duke dalë në rrugë dhe duke derdhur qumështin. Është e domosdoshme që të shikohen dhe grumbulluesit. Duhet të shikojmë cilësinë e qumështit, te konsumatori duhet të shikojmë problemet që kanë supermarketet dhe problemet që na krijon importi.

Zoti Rrapaj tha se qeveria duhet të ulë në tavolinë të gjithë këto hallka, përfaqësues të fermerëve, grumbulluseve, përpunuesve. Qeveria ka mundësi të ndërhyjë në çdo hallkë të zinxhirit.

Rrapaj: Nuk ka arsye që qeveria t’i lërë kullotat kështu siç janë. Ne e kemi ngritur si problem që nuk funksionojnë kullotat. Nëse nuk funksionojnë kullotat, nuk funskionojnë as investimet.

Pika e nisjes për zgjidhjen e problemit është ulja në tavolinë dhe evidentimi i probelmatikave. E dyta është bërja e një programi ku secila pjesë e hallkave të zinxhirit të marrë zgjidhjen e vet dhe pastaj qeveria të marrë përgjegjësinë e saj me subvencionime.

Rrapaj: 3.3 mld lekë është subvencioni këtë vit, ndërsa një vit më parë ka qenë 5.1 mld. Duhet të kishte dyfishim, jo shkurtim të buxhetit. Ne nuk mund të pranojmë një fenoment të tillë. Këto janë arsyet që situata është kështu. Është e kotë të themi që fajin e ka femreri, grumbulluesi apo qeveria. Duhet një bashkërendim.

Zoti Rrapaj i bëri thirje qeverisë që të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për një zgjidhje të qartë.

Rrapaj: Rreziku i parë është që kur fermeri e shikon se ka dalë me humbje një vit, dy vjet, ne do të shkojmë drejt reduktimit të prodhimit blegtoral. Kështu nuk do të kënaqim as turizmin as konsumatorin vendas. Do t’i hapim rrugë imporit. Në Shqipëri janë marrë me blegtori 290 mijë fermerë. Kemi një shtrirje të gjerë dhe kemi një të ardhur reale nga ky produkt, tufat janë zvogëluar tani, por kjo nuk do të thotë që ne ta lëmë këtë në rrjedhje të lirë. Por të frenojmë me të gjitha mjetet që kemik në dispozicion. Ne kemi shumë potencial për të mbajtur shumë krerë bagëti dhe duhet të fokusohemi te cilësia.

Ne nuk e kemi cilësinë e qumështit për të konkurruar cilësinë e qumështit që vjen nga jashtë. Këtu te ne problemi fillon që nga mjelja që është e pamekanizuar, probleme ka me frigoriferët, me transportin. Disa prej fermerëve kanë gjetur një zgjidhje të gabuar duke i hedhur qumështit ujë. Cilësia bllokon importin dhe kënaq konsumatorin. Me cilësi mund të arijë të kemi një qëndrueshmëri të këtij sektori i cili është mjaft delikat./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *