Subscribe

Qumështi i deles këtë fillimviti po blihet më lirë nga njësitë e përpunimit. Blegtorët e zonës së jugut u ankuan në një protestë se një vit më parë litri i qumështit tregtohej me 180 lekë, ndërsa gjatë këtyre ditëve çmimi ka rënë në 120 lekë/litër.

Në kushtet kur çmimi i lëndës së parë po kushton më lirë, sipas tyre edhe djathi i deles për konsumatorët duhet të tregtohet më lirë, ose litri i qumështit që blihet prej përpunuesve të rikthehet në nivelet e vjetshme.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë kam 150 dhenë, në 150 dhenë, unë kam harxhuar 15 milionë lekë. Më ka vajtur kostoja 60-70 mijë lekë për dele. I lutemi shtetit të çojë çmimin e qumështit me 2 mijë lekë sepse 3 kg qumështi i thonë 1 kg djathë. 1 kg djathë ai i baxhos e shet 13 mijë lekë. Nëse më ul mua qumështin ai, le të ulë edhe çmimin e djathit, ta lërë me 8 mijë lekë. I lutemi qeverisë të marrë masa për këtë punë ose ne do t’i shesim dhentë dhe do të ikim jashtë shtetit.”

“Le të ulen të tëra çmimet, të ulet edhe qumështi.”

Blegtorët kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Bujqësisë pasi, sipas tyre, nëse situata vazhdon njësoj, rrezikojnë falimentin.

“Kam 400 krerë, do t’i shes, asnjë mbështetje nuk kemi nga shteti.”

“I bëjmë thirrje ministres të vijë të na takojë, edhe ata të baxhos, edhe ne.”

Përpunuesit pretendojnë se kjo luhatje e çmimit të qumështit të deles ndodh për shkak të informalitetit, sepse në treg operojnë baxho të palicencuara që përcaktojnë çmimin në bazë të kërkesë-ofertës dhe nuk lidhin kontrata me blegtorët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *