Subscribe

Një nga bashkëpunimet që do të vendoset mes Shqipërisë dhe Azerbaxhanit do të jetë për gazifikimin e vendit tonë.

 

Do të jenë jo vetëm ekspertë azerë por edhe turq që do të angazhohen në studimin e mundësinë së ndërtimit të një rafinerie të re të gazit natyror në vendin tonë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re.

 

Në mbyllje të vizitës dy ditore me ndalesë të parë Azerbaxhanin dhe të të dytën Turqinë, kryeministri Edi Rama tha se nga takimet që pati me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Azerbaxhanit, është parë edhe mundësia e investimeve në turizëm.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje.

 

Përveç angazhimit për të bashkëpunuar veçmas në sektorin e energjisë, e cila vjen si kërkesë e domosdoshme për shkak të krizës energjitike si rrjedhojë edhe e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, sipas kryeministri Edi Rama do të kërkojë kohë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *