Subscribe

Aksioni i IKMT-se për prishjen e ndërtimeve pa leje që i hap rrugë projektit të lungomares në qytetin e Vlorës, ka hasur kundërshtitë e para nga pronarët e objekteve. Janë tre lokale buzë detit që janë parashikuar të prishen, por ekspertët e IKMT-se janë përplasur fizikisht me banoret. Nga situata e tensionuar kanë mbetur të plagosur dy persona. Për shkak të plagëve të marra, ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë shërbim mjekësor. Banorët kanë qëlluar me gurë drejt policisë. Disa nga personat qe kundërshtuan prishjen e objekteve janë shoqëruar në komisariat. Megjithe përplasjen me forcat e policisë, pronaret e objekteve nuk mundën ta ndalnin aksionin. Pas 1 ore debati IKMT nisi shembjen e objektit të parë, lokalin 2 katesh në pronësi te Vladimir Varfrit. Këtë të hënë IKMT realizoi shembjen e lokalit te pare dy katesh buze detit, ndërsa shembja e dy lokaleve te tjera,”San Tropes”dhe “Vefes” do të bëhet ditët ne vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *