Subscribe

Jala është zgjuar e blinduar nga forca të shumta te policise dhe ato te nderhyrjes se shpejte mëngjesin e kësaj të marte.

 

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, për prishjen e 9 bizneseve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës ka hasur kundërshtimin e forte te banorëve.

 

Edhe pse ishin lajmëruar prej kohësh se banesat e tyre do të prisheshin, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim.

 

Pronaret e bizneseve pretendojnë se ndërhyrja e inspektoratit është e padrejte, per me tepër qe sipas tyre ka ende pushues. Situata eshte tensionuar dhe disa prej banoreve jane konfrontuar edhe me policine.

 

Nga ana tjetër ne një njoftim zyrtar IKMT sqaroi se janë 9 objekte të shembura kane qene pa leje dhe pengonin zhvillimi e zones dhe zgjatimin e shëtitores.

 

Inspektorati sqaron se këto biznese janë njoftuar për prishjen, dhe iu është bërë thirrje të largoheshin pasi këto objekte nuk mund të legalizohen pasi ndërtimet janë bërë në tokën e ushtrisë

 

Ndërkohë deputetët demokratë te Vlores, Nada Mecorapaj shkuan ne Jalë ne mbeshtetje te banoreve.

Policia ka shoqëruar 7 nga pronarët e objekteve të shembura në Jalë, që kryesisht kanë shërbyer si biznese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *