Subscribe

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se objektivi i saj është që Shqipëria të nisë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE para fundit të vitit, me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 

“Si anëtare e të ardhmes në BE, unë dua që Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Evropës, pasi ne duam të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ju i keni kryer detyrat tuaja, kemi kërkuar shumë dhe ju i keni bërë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama theksoi se detyra e Shqipërisë tashmë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *