Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmon vizitën e tij të shtunën në Kosovë.

 

Presidenti serb në një konferencë për mediat është shprehur se vizitën e tij do ta fillojë nga Gazivoda.

 

“Disa ditë të kaluara kanë qenë të vështira për popullin tonë dhe përfaqësuesit e tyre dhe për neve që e përfaqësojmë Serbinë në arenën ndërkombëtare. Sigurisht nuk e dini se çfarë ka ndodhur në 72 orët e fundit”.

 

Sipas tij, gjithçka ka nisur me presione ndaj Listës Serbe dhe deputetëve të saj, e më pas edhe presione ndaj udhëheqësve të Serbisë që ta mbështesin Fatmir Limajn si shef të ekipit negociator të Kosovës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *