Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach iu ka bërë thirrje politikanëve të mbajnë larg politikën nga sporti. Në këtë mënyrë ai ka kërkuar që atletët rusë dhe bjellorusë të përfshihen në Lojërat e Parisit 2024.

 

 

“Nëse politika vendos se kush mund të marrë pjesë në një garë, atëherë sporti dhe atletët bëhen mjete të politikës”, tha Bach gjatë një fjalimi në gjermanisht, i cili zgjati më shumë se një orë. “Atëherë është e pamundur që sporti të transferojë fuqitë e tij bashkuese. Ne duhet të jemi politikisht neutralë, por jo apolitikë. Ne e dimë mirë se politika sundon botën. Ne e dimë mirë që vendimet tona kanë implikime politike dhe këtë duhet ta përfshijmë në të menduarit tonë”, vazhdoi ai, “Por nuk duhet të gabojmë të ngrihemi në gjyqtarë të mosmarrëveshjeve politike, sepse do të dërrmojmë nga këto pushtete politike ”, përfundoi ai.

 

 

Ai deklaroi se përjashtimi i sportistëve do të sjellë në rënien e të gjithë sistemit sportiv.

 

“Nëse përjashtojmë sportistët për arsye politike, ne përballemi me rënien e sistemit sportiv ndërkombëtar”, tha presidenti i IOC.

 

Në janar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përshkroi një plan me shumë hapa për atletët rusë dhe bjellorusë për të marrë pjesë në Lojërat e ardhshme Verore 2024 në Paris dhe Lojërat Dimërore 2026 në Milano.

 

Plani do t’i lejonte garuesit të merrnin pjesë si atletë neutralë, pa përfaqësuar vendin e tyre nëpërmjet flamurit, himnit, uniformës ose ndonjë identifikimi tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *