Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bruksel është shprehur se me 30 qershor qytetarët duhet të lejohen të shprehin vullnetin e tyre demokratik.

 

“Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë  do të vonohet.”

Juncker u ka kërkuar partive politike që të angazhohen në mënyre konstruktive në institucionet demokratike, në mënyrë që vendimi për hapjen e negociatave të mos vonohet.

 

“Për Komisionin Europian Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE hapjen e negociatave. Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave. Shqipëria ka plotësuar kërkesat, pro nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit ët Këshillit të BE Shqipëria do të vijojë me reformat. Progresi i bërë sa i përket luftës kundër kanabisit është një shembull rëndësia e unitetit politiki, të gjitha partitë politkie në vend duhet të angazhohet. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *