Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prezantimin e planit të PD-së për rininë, u shpreh i bindur se përmes këtij programi, Shqipëria do të fitojë.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat deklaroi se PD do të ndryshojë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në arsim dhe se do të krijojë vende të reja pune.

Ai nuk ka hezituar të vendosë në dukje edhe largimin e shqiptarëve nga vendi, ku shtoi se 94 për qind e bashkëkombësve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më.

Problemi i kryeministrit në ikje, nënvizoi mes të tjerash kryedemokrati, është abuzimi me besimin e shqiptarëve.

“Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend.”

Po ashtu, ai u shpreh se asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë., raporton Vizion Plus.

“Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje. Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë. Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Të dashur miq, Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme. Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm. Ose do ta shpëtojmë një brez të tërë shqiptarësh ose do ta humbim atë përgjithmonë. Kjo është është në dorën tonë. E gjithë rinia shqiptare e ka mundësinë që me 25 prill të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur. Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen. Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *