E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Premier League e Skocisë në Tring

Rangers është rikthyer tek fitorja ne Premier Ligen Skoceze, duke mundur 3 me 1 në transferten e javës së 12 Hearts.

 

Skuadra e famshme skoceze bëri një hap të gabuar pak ditë me parë në atë barazim 1 me 1 në shtëpi me Kilrmanock, por këtë fundjave Rangers ka korrigjuar gjithçka duke u rikthyer tek tre pikët. Në sfidën e transmetuar në Tring, Rangers u befasua në minutën e 24, kur Hearts kaloi ne avantazh me anë të Laferty.

 

Reklamë

Megjithatë miqtë ditën të reagojnë, duke barazuar në fund të pjesës së parë me anë të njërit prej lojtarëve të tyre me cilësore, Keni Mille. Në pjesën e dytë ishte i njëjti lojtar që përmbysi shifrat ne 1 me 2, ndërsa për të vulosur fitoren e Rangers mendoi Windas.

 

Pas kësaj fitoreje, Rangers ngjitet në vendin e trete ne kuotën e  21 pikëve në zonën e kupave të europës. Kampionati vijon të kryesohet nga Celtic, por tani me diference vetëm një pikëshe nga Aberdin. Kjo pasi Celtic gaboi këtë javë duke barazuar 1 me 1 ndaj Kilrmanok në fushën e vet,  ndërsa Aberdin mundi 2 me 1 Ros Countin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë