Subscribe

Ka zgjedhur që premierën botërore të baletit “Creation” ta ketë në Tiranë. Këtë e justifikon me faktin që është shqiptar dhe se do të donte ta niste këtë rrugëtim artistik këtu, për të vijuar më tej me Kosovën.

 

Shfaqja që do të ngjitet sot në Pallatin e Kongreseve risjell një vepër të hershme të Preljocaj, një krijim të realizuar në vitin 1989, ndërsa premton se pjesa e dytë e shfaqje është diçka krejtësisht e re, që dëshiron ta quajë “jetë”

 

“Çfarë kam dashur të përcjell përmes lëvizjeve dhe jetës në skenë është pikërisht vaniteti që ne kemi dhe jetojmë cdo ditë. Kam dashur te tregoj se sa të vegjël jemi në univers, sa pak kuptim ka jeta jonë në këtë botë të madhe ku dhembja dhe sakrifica nuk ngjajnë asnjëherë. Është një balet për kohën që kalon, për kujtimet, pasionin, vdekjen, rrëzimin e ringritjen. Ka shumë jetë në këtë krijim.”

 

Mes balerinëve të huaj që Preljocaj i ka sjellë nga akademia e tij, është edhe një shqiptar.

 

“E kam marrë sepse ai është i zoti, e kam marre sepse kërcen mirë. E mora vesh më vonë që ishte shqiptar dhe thashë uhhhhhhhh”.

 

Baleti “Preljocaj” jehon mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve, për të bërë më pas xhiron e teatrove europiane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *