Arrestohet  një doganier i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë operacionit të koduar “Doganieri” u kap në flagrancë shtetasi Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).

 

Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *