Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Kjo marrëveshje, thote Pompeo, do të shërbejë për forcimin e demokracisë dhe të ardhmen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Një tjetër zhvillim nga Europa: përshëndes marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane. Ne inkurajojmë të gjitha palët të përmbushin këtë marrëveshje politike”, ka thënë Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo.

Vlen te theksohet se konsenusi për reformën zgjedhore u arrit me ndihmën e ambasadës amerikane. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *