Mbështetësit e Partisë Demokratike në Shkodër janë grumbulluar para Gjykatës së këtij rrethi duke pritur vendimin për Bardh Spahia.

Ish deputeti demokrat do të njihet me masën e sigurisë për arrestimin pas incidenteve te mëdha që shkaktuan demokratet ne KZAZ e bashkisë Shkoër pak ditë më parë ku dogjën materiale zgjedhore të vendosura në një dhome brenda një shkolle.

Masat e sigurisë jashtë ambjenteve të Gjykatës janë të larta teksa aty kanë shkuar forcat speciale të pajisura me maskat anti gaz lotsjellës duke u përgatitur për cdo situatë të mundshme.

PD pretendon se Bardh Spahia është ndaluar nga policia nëpërmjet një urdhëri të paligjshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *