Policia e Dibrës ka arrestuar një 59-vjeçar në Pikën Kufitare të Bllatës. Pasi e kanë ndjekur, blutë kanë konstatuar se 59-vjeçari R.Ç, banues në Peshkopi ishte nisur drejt MAqedonisë së Veriut me një sasi kokaine me qëllim shitjen në doza.

 

Gjithashtu nga hetimet rezultoi se 59-vjeçari e ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

 

 

 

“Forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e  dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.

 

Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë,  shërbimet Operacionale sëbashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë,  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet,   ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *