Policia e Kurbinit gjeti të fshehur në tokë armë zjarri e municion luftarak.

 

Gjatë aksionit në fshatin Sanxhak, efektivët gjetën rreth shtëpisë së 43-vjeçarit K. P. një mitraloz, një pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë.

 

Sipas policisë, 43-vjeçari që i posedonte prej tre muajsh është në burg për dhunë në familje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *