Një reporter turk u sulmua fizikisht teksa raportonte për situatën e zjarreve në Turqi.

 

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, një person shihet teksa bërtet dhe hedh një shishe në drejtim të kameramanit.

 

Pas kësaj, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.

 

Prokuroria turke ka nisur hetimet për këtë incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *