Subscribe

Lulzim Basha zgjodhi që këtë të dielë, fushatën ta shndërronte në një piknik me të rinjtë e Elbasanit. Piknik në të cilin ai do të kishte një detyrë kryesore.

 


Kemi ardhur për piknik, jo për miting dhe si duket më presin dhe detyra të veçanta siç është skuqja e salsiçeve në zgarë. Jo s’qenkam aq dobët se s’kam qenë duke skuqur salsiçe atë natë. Meqë do ta dish kam qenë duke skuqur mëlçi pule. 

 

E veç salsiçeve, Basha zbuloi dhe menunë, ose më saktë atë çfarë nuk do kishte menuja.

 

Qytetari: Poshtë Taulant Balla!

Lulzim Basha: S’është në meny sot. 

Qytetari: Do hamë Ramën.

Lulzim Basha: As ai s’është në meny sot. 

Qytetari: E kemi djegur mos e vra mendjen.

Lulzim Basha: Kërpudhat helmuese nuk janë në menu sot.

 

Por natyrisht, kreu i PD nuk i kurseu mesazhet politike. Fillimisht duke thumbuar Edi Ramën, kur përmendi takimin online me komisioneren e BE.

 

Ajo që e bëri të paharrueshme ishte dhe reagimi I kryeministrit në ikje që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme. “Është ndërhyrje në fushatë”- tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë evropianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta ti japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë Europiane. 

 

E në fund, Lulzim Basha ju rikthye angazhimeve të Partisë Demokratike, ku pasi solli shembullin e tunelit Tiranë-Elbasan, siguroi se në zonën e Krastës do të ndërtohet një nga kampuset universitare me modern.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *