Adele ka konfirmuar më në fund atë që aludonin prej kohësh mediat rozë. Para disa javësh ajo i ka dhënë fund beqarisë në një martesë të fshehtë me partnerin e saj prej disa vitesh Simon Konecki. Këngëtarja e ka dhënë lajmin rastësisht gjatë kohës që po fliste me fansat e saj në një koncert në Brisbane, Australi këtë të shtunë.

 

 

Ajo po fliste për tekstin e një prej këngëve më të famshme të saj “Someone like you” që përshkruan ndenjat e saj pas përfundimit të një lidhjeje. Adele është shprehur se tashmë ajo nuk mund t’i kalojë ato ndjesi pasi është e martuar.

 

 

Ky nuk është sinjali i vetëm që konfirmon se këngëtarja është zyrtarisht e martuar. Gjatë mbrëmjes së ndarjeve të çmimeve Grammy, pas fitores së saj ajo ka falenderuar Simonin  për të gjithë mbështejen që i ka dhënë gjatë karrierës duke iu drejtuar si bashkëshort.

 

 

Nga kjo lidhje çifti ka një djalë 4 vjeç të quajtur Angelo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *