Një konflikt për motive banale përfundoi në plagosjen me thikë të një 40 vjeçari. Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të mërkure brenda një lokali në zonën e “unazës së re”, në kryeqytet. Menjëherë pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin, 51-vjeçarin Rezmi Çaushaj.

 

Sipas policisë konflikti nisi fillimisht në rrugë. Për ti shpëtuar kërcënimit 40-vjeçari hyri menjëherë në lokal por u godit me thike. Plagosja ndodhi në sy të disa personave që ndodheshin brenda në lokal, mes të cilëve edhe fëmijë.

 

Rezmi Çaushaj u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar pak metra larg. Ndërkohë mësohet se i plagosuri ndodhet ne gjendje te rende ne spital.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *