Një ngjarje të rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë. Një person, i i dentifikuar si Santiago Çerçizi, 17-vjeç është aksidentuar në det.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.
I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.
/vizionplus.tv





