Subscribe

Edhe pak ditë na ndajnë nga ardhja e vitit të ri 2021, kohë që shënon zbatimin e skemës së naftës pa taksa në bujqësi. Por fermerët ende nuk janë të qartë se si do të aplikohet ajo.

 

“Tek fermeri ende nuk ka mbërritur një udhëzues, një rregullore se si do të zbatohet kjo skemë, pra deri tani nuk kemi ende asnjë ide të qartë të saj duke ngritur dyshime për  mënyrën se si do të aplikohet”, thotë Agim Rrapaj nga shoqata e agrobiznesit.

 

Dyshimet e fermerëve shtohen edhe më tej teksa në buxhetin afatmesëm nuk ka një fond të përcaktuar për të zbatuar këtë skemë. Deri më tani në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar 1 miliardë lekë.

 

“Nuk e dimë pse në buxhetin 2022-2023 nuk ka një  fond të përcaktuar për këtë skemë, kjo ngre pikëpyetje të mëtejshme për zbatueshmërinë, që urojmë të mos jetë vetëm një vjeçare.”

 

Rrapaj sqaron se kjo është një skemë komplekse dhe e vështirë ndaj qeveria duhet të jetë e qartë në mënyrën se si do ta aplikojë

 

“Skema të tilla më mirë të mos nisin fare nga zbatimi se sa të nisin dhe të dështojnë.”

 

Përfitues të kësaj skeme janë rreth 70 mijë fermerë që punojnë tokën dhe që janë të regjistruar me NIPT.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *