Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se protestat e opozitës nuk e dëmtojnë mazhorancën.
Sipas avokatit Petraj, kryeministri Edi Rama është 10 hapa para opozitës, duke atakuar këta të fundit se nuk po bëjnë politikë, por dhunë në protestë.
Pjesë nga biseda:
Petraj: Rama është mjeshtër. Është 10 hapa para. Këta i ka çoroditur.
Borakaj: Kë ka çoroditur?
Petraj: Ne jemi i vetmi vend në botë që bëjmë protesta politike me molotov. Ky do të jetë i fortë deri në momentin që do të jetë kështu. Grupet e interesit bëjnë protesta të dhunshme në Europë. Partia politike duhet të merret me një standard të ri.





