E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gazetari Hoxha: Pjesëmarrja në protestat e PD-së ka ardhur duke u tkurrur

Partia Demokratike mbajti portestën e katërt kombëtare më 20 shkurt, ndërsa ka parlajmëruar të radhës më 28 shkurt. Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e pranvera Borakajt, tha se pjesëmarrja nga protesta në protestë ka ardhur duke u tkurrur.

Kjo, sipas tij, për faktin se PD nuk ka arritur ende që të shkrihet me opozitarizmin që ka në hsoqëri, por vijon t;i qëndrojë “besnike” agjendës së vet.

Ardit Hoxha: Pjesëmarrja në protestat e PD-së ka ardhur duke u tkurrur. Në protestën e fundit (20 shkurt), pjesëmarrja ka qenë më e ulët në krahasim me atë të protestës së 10 shkurtit. Edhe protesta e radhës besoj se do jetë në vazhdën e asaj që kemi parë. Nuk shoh një sinjal që PD të shkrihet me kauzat, me opozitarizmin që ekziston në shoqëri. PD duket sikur ka agjendën e saj, ksuh do i bashkohet aty, kush nuk do nuk i bashkohet. Si mund ta zgjidhin këtë problem? Janë strategët në PD që duhet t’i japin zgjidhje muhabetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë