E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Vendi

Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda mazhorancës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Sipas Hitajt, Rama mbetet një politikan i pashantazhueshëm dhe ka treguar se nuk është ndikuar nga çështje të tjera që kanë përfshirë emra si Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj. Ai theksoi se mazhoranca, me numrat që ka në Kuvend, i ka mundësitë për t’u vetëkorrigjuar dhe për të ndërhyrë në sektorët që nuk po performojnë si duhet.

Reklamë

Në debat ndërhyri edhe Aulon Kalaja, i cili bëri dallime mes figurave politike, ndërsa Hitaj nënvizoi se peshën politike që ka pasur Tahiri nuk e kanë domosdoshmërisht emra të tjerë. Sipas tij, Rama historikisht ndryshimet në qeveri nuk i ka bërë në vitin e parë, por në vitin e dytë të mandatit.

Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm. Nuk është shantazhuar as nga rasti Tahiri, as nga Ahmetaj, as nga Veliaj. Ka shumë sektorë të cilët janë kryesorë që nuk po performojnë mirë dhe duhet ndërhyrje. Kjo mazhorancë me këto numra që ka mund të vetëkorrigjohet. Rama i ka mekanizmat të largojë problematikët dhe të fusë figura të pastra.

Reklamë

Aulon Kalaja: Balluku nuk është njësoj si Veliaj dhe njësoj si Saimir Tahiri.

Arbër Hitaj: Nuk ka peshën që ka pasur Tahiri. Zoti Rama, historikisht, ndryshimet nuk i ka bërë vitin e parë, i ka bërë vitin e dytë të qeverisjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë