E shtunë, 31 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbardhet vrasja tek ish-parku, Gazmend Buçpapaj e qëlloi Egli Pashollarin pasi u zunë për bllokimin e rrugës me makinë

Personi që shikoni në foto është Gazment Buçpapaj, autori i dyshuar i vrasjes me thikë të 31-vjeçarit Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Vizion Plus ka siguruar dhe pamjet e kamerave të tjera të sigurisë që tregojnë Gazment Buçpapën duke u larguar me vrap me bashkëshorten e tij menjëherë pas vrasjes. Ata braktisën makinën e tyre dhe më pas u larguan me këmbë pak metra .Ndërkohë më pas ata kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar në banesën e tyre ne afërsi të zonës së Sharrës.

Reklamë

Në dëshminë e saj, bashkëshortja e autorit të dyshuar ka thënë se sherri nisi pasi viktima kishte bllokuar rrugën. Sipas saj Gazment Buçpapaj i ka rënë borisë, por Egli Pashollari ka dalë dhe i ka ofenduar. Pasi kanë ecur pak metra, Pashollari ka ndaluar sërish makinën dhe ka dalë nga mjeti. Në këto momente, sipas saj ka dalë dhe bashkëshorti i saj ku janë përleshur. Në sherr është përfshirë dhe shoku i viktimës, por dhe gruaja e autorit siç duken edhe në video.

Ndërkohë në pyetje është marrë dhe shoku i viktimës i cili ka thënë se Egli po parkonte, por autori po e ngacmonte duke i rënë borisë gjatë gjithë kohës.

Reklamë

Sipas ekspertizës, 31-vjeçari është goditur të paktën 5 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ku plagët në kraharor i kushtuan jetën.

Pas kontrollit në banesën e Gazment Buçpapës, blutë gjetën një armë zjarri dhe municione luftarake, armë të cilin e kishte me leje.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë