Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 March 2026
Vizion fokus

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon edhe fqinjët,...

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme, përdorën inteligjencën...

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave...

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me...

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA në Bagdad

Ministri Hoxha bisedë telefonike me homologun e tij në...

Macron pret Zelenskyn: Të parandalojmë që lufta në Ukrainë...

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet...

Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas merr përmasa të mëdha infrastrukturore, ARRSH në alarm për të gjetur zgjidhje për situatën e rëndë

24 Shkurt 10:11

Dëmtimi dramatik i segmentit të rrugës kombëtare Librazhd – Prrenjas, në zonën e Arrave të Dragostunjës, po merr përmasa me pasoja të rënda infrastrukturore dhe socio-ekonomike, duke paralizuar pjesërisht jo vetëm qarkullimin, por edhe jetën e përditshme të një pjese të konsiderueshme të vendit.

Kjo arterie strategjike, që lidh kryeqytetin me juglindjen, tashmë është kthyer në një pikë kritike kombëtare. Prej disa ditësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe të gjitha strukturat shtetërore janë në alarm të plotë për të gjetur jo vetëm një zgjidhje emergjente për zhbllokimin e situatës së paprecedentë, por edhe një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.
Burime nga grupet teknike konfirmojnë se diskutimet kanë vijuar nga pasditja e djeshme deri në mesnatë, ndërsa edhe sot paradite pritet një tjetër tryezë intensive me inxhinierët më të mirë të projektimit rrugor në vend. Në fokus është rishikimi i plotë i qasjes teknike ndaj segmentit problematik.

Aktualisht, në tryezën e diskutimeve po qarkullon seriozisht ideja e devijimit të projektit ekzistues. Sipas burimeve të besueshme, shumë shpejt mund të merret një vendim për anulimin e përhershëm të punimeve në segmentin aktual, për shkak se zona ka shfaqur gjatë këtij muaji paqëndrueshmëri të theksuar gjeologjike, duke e bërë investimin me risk të lartë edhe në të ardhmen.Në ditët në vijim pritet të kryhet një vlerësim i thelluar tektonik dhe gjeodinamik i gjithë zonës ku po realizoheshin punimet n Ekspertiza do të përcaktojë nëse territori përbën rrezik të përhershëm për infrastrukturë të rëndësisë kombëtare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se një nga opsionet më të mundshme është rikthimi te projekti alternativ, ku një segment i rrugës do të kalojë mbi rrjedhën e Lumi Shkumbin ose përgjatë saj, duke shmangur masivin problematik që ka shfaqur lëvizje të vazhdueshme të tokës.
Situata tashmë konsiderohet një emergjencë kombëtare infrastrukturore. Bllokimi i këtij aksi ka krijuar zinxhir efektesh në transportin e mallrave, lëvizjen e qytetarëve, shërbimet publike dhe ekonominë rajonale.

Vendimmarrja që pritet në ditët në vijim do të jetë përcaktuese jo vetëm për fatin e këtij segmenti, por për modelin e ndërhyrjes në zona me risk të lartë gjeologjik në të gjithë vendin. Shqipëria përballet me një nga sfidat më serioze infrastrukturore të viteve të fundit dhe zgjidhja kërkon vendim të guximshëm, profesional dhe afatgjatë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Librazhd prrenjas Rruga

Nga e njëjta kategori

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

më shumë...

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

më shumë...

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim 40-vjeçarja nga Korça

më shumë...

“Dita e Verës” pushton Tiranën, fëmijë, të rinj dhe të moshuar mbushin rrugët e sheshet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:19

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon...

2:10

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme,...

2:00

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi...

1:16

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje...

1:04

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me...

12:34

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim...

12:22

“Dita e Verës” pushton Tiranën, fëmijë, të...

12:17

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijra...

12:08

MARINA ORIKUM SHKËLQEN NË MIPIM 2026! Pavijoni...

12:02

Dita e Verës në Institutin e të...

11:58

Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis,...

10:49

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova,...

10:39

Qëlluan me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen...

10:32

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në...

10:25

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet...

9:55

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po...

9:47

Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Ditën...

8:57

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA...

8:28

Sot Dita e Verës, rrugët ku do...

8:17

Parashikimi i motit për këtë të shtunë,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 2...
  • 32-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në hotelin luksoz, çfarë...
  • Durrës/ Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, të dy përf...
  • OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektri...
  • Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.