E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Prokuroria 35 vite burg Ballukut? Avokati: Dje i kishte shumëzuar Bardhi, sot i uli disa vite Berisha

Ditën e djeshme në kryesinë e Kuendit u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve ku u diskutua imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prokurorët e SPAK  deklaruan se Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.

Por sipas avokatit Edmond Petraj, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, kjo shifër nuk ka dalë nga Prokuroria.

Petraj: Gjyatarët dhe prokurorët nuk e kanë fare aspektin human. Marrëdhënia e dosjeve lë shumë për të dëshiruar. Nuk ka hetim profesional, ka gabime pafund dhe ngrihen akzua pafund dhe përfundojnë me dy tre akuza që s’kanë lidhje fare, përfundojnë me “shpërdorim detyre” dhe “mosdeklarim”. “Shpërdorimi i detyrës” nuk ka lidhje me korrupsionin. Nga “shpërdorimi i detyrës” të kalosh te korrupsioni nuk kalon dot. Është kolapsuar administrata nga “shpërdorimi i detyrës”. Është pjesë administrative. Postet drejtuese, që ka dhe sot zonja Balluku, është post politik. Marrëdhënia për të cilën po flasim, 35 vjet…dje i kishte shumëzuar Bardhi, nuk e kishte nxjerrë fare prokuroria. Sot i uli ca vite Berisha. Masa e dënimit mblidhet me një marrëdhënie tjetër. Duke qenë se kam prekur raste të tilla….

Vazhdo të lexosh

Reklamë