Gjithnjë e më tepër shtohen zërat se Chiara Ferragni dhe reperi Fedez mund të jenë ndarë. Ditën e sotme, Corriere della Sera, konfirmoi një lajm të botuar në uebsajtin Dagospia, se Fedez është larguar nga shtëpia të dielën e kaluar.

Ndarja ( nëse konfirmohet zyrtarisht), ndodh pas pesë vitesh martesë, ardhjes në jetë të dy fëmijëve dhe vështirësive të ndryshme që çifti kaluan bashkë, shkruan Living.

“Që në Sanremo e vitit të kaluar, (ku patën një grindje), historia e tyre e dashurisë nisi të shfaqte problemet e para, por Chiara i kishte lënë të gjitha pas për t’i qëndruar pranë bashkëshortit që pati probleme me shëndetin. Megjithatë, kur Chiara u përball me probleme, Fedez ishte më pak mbështetës, duke fajësuar faktin se problemet e saj ligjore po preknin biznesin e tij. Një lojë fajësimi në të cilën Fedez ngriti zërin ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi shkoi në Miami me asistentin e tij dhe u largua përfundimisht nga shtëpia,” raporton Dagospia.

5 vite pas martesës, përse të gjithë po flasin për

Në mbështetje të sa më sipër, Corriere della Sera italiane, iu referua postimeve (story) më të fundit në Instagram të Fedez, të mërkurën, 21 shkurt. Reperi duket se ka postuar nga diku tjetër përveç apartamentit luksoz në Milano ku ish-çifti u transferua nëntorin e kaluar.

Chiara dhe Fedez kanë pesë vite të martuar. Ata lidhën kurorë më 1 shtator 2018 në Noto, Siçili, para miqve dhe familjeve të tyre. Në dasmë ishte prezent edhe fëmija i tyre i parë, Leone , i lindur më 19 mars të të njëjtit vit. Pothuajse tre vjet pas dasmës, më 23 mars 2021, lindi vajza e tyre Vittoria Lucia Ferragni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *