Subscribe

Gjykata Kushtetuese u shpreh me vendim këtë të martë për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për dekretimin e Gent Cakajt si ministër.

 

Gjyqtarët, në mënyrë unanime, kanë vendosur të pranojnë pjesërisht kërkesën, duke treguar se kush ka kompetencë për të dekretuar një ministër.

 

“Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga  parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme. Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e  kritereve  dhe cilësive kushtetuese  për këtë funksion. Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese,  brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *