Presidenti Ilir Meta ju rikthye opinionit të Komisionit të Venecias këtë të hënë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Duke paraqitur në ekran pika nga opinioni, Meta tha në një konferencë për mediat se aty del qartë se e gjithë situata u krijua nga sjellja e parregullt e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Komisioni i Venevias konfirmoi qarë se shkaku i përplasjes institucionale mes Kuvendit dhe presidentit ishin veprimet antiligjore të ish-kryetarit të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave nga ana e tij. Përgjegjësia e tij është tërësisht e provuar sepse ai nuk e diskutoi listën në mbledhjen plenare të KED. Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është antikushtetuese.”

Sipas Metës, nga raporti i Komisionit të Venecias u konfirmua se veprimet e tij ishin në përputhje me ligjin dhe kanë ruajtur kushtetueshmërinë e procesit të emërimit të anëtarëve.

Lidhur me ligjin e mazhorancës për të ndryshuar procedurën e betimit të gjyqtarëve të Kushtetueses, presidenti tha se edhe në këtë rast Venecia ka theksuar qartë se kjo kryhet vetëm përpara kreut të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *