Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar përplasjet në distancë mes PS dhe PD për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Patozit, gjithë partitë e tjera që garojnë në zgjedhjet parlamentare, detyrohen  të presin konsensusin e tyre, për të cilin tha se mund të mos vijë kurrë.

“MOS I MERRNI KAQ SERIOZISHT KUR ZIHEN EDHE PËR DATËN. Nuk ka asgjë në këtë tokë, për të cilën ata mund të merren vesh, sa herë ka zgjedhje në këtë vend. Madje as për datën, që sot është 1 prill, megjithëse ajo është një “festë” kombëtare dhe botërore, që duhet t’i bashkojë, për mënyrën se si premtojnë në fushatat elektorale. Tani po zihen për fletën e votimit dhe po t’i lësh ta cojnë deri në fund, mund ta miratojnë atë më 26 prill. Ndërkohë, gjithë të tjerët, që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të presin konsensusin e tyre, i cili mund të mos vijë kurrë. Puna është se nuk janë gjithmonë kaq të egër, sepse kanë ditur edhe të përqafohen apo të puthen me njëri-tjetrin, kur duan që t’ia ngulin thikën në zemër Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar kënetën politike të pushtetit të tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *