Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Përparime në bisedimet Rusi-Ukrainë, por bombardimet vazhdojnë

16 Mars 15:14

Forcat ushtarake ruse sulmuan Kievin e qytete të tjera të mëdha të mërkurën në një përpjekje për të shtypur mbrojtjen ukrainase që ka krijuar probleme në përparimin e foircave ruse gati tre javë nga fillimi i sulmit.

 

Në një kohë kur përparimi i forcave ruse drejt kryeqytetit të Ukrainës ka ngecur, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme, janë shfaqur shenja optimizmi se bisedimet mes palëve mund të shënojnë përparim. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se po diskutohej seriozisht çështja e një statusi neutral ushtarak për Ukrainën gjatë bisedimeve që ai i cilësoi si serioze.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës ishin bërë më realiste.

 

Zoti Zelenskyy tha se forcat ruse nuk kishin qenë në gjendje të hynin më thellë në territorin ukrainas, por kishin vazhduar goditjen e qyteteve me artileri të rëndë. Banorët e Kievit janë mbyllur në shtëpi e strehimore mes një shtetrrethimi në mbarë qytetin, i cili do të zgjasë deri të enjten në mëngjes, teksa Rusia godiste me predha në zonat brenda dhe përreth qytetit. Një apartament 12-katësh në qendër të Kievit, u përfshi nga flakët pasi u godit nga artileria.

 

“Duhen ende përpjekje, nevojitet durim”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e tij në mbrëmje drejtuar kombit. “Çdo luftë përfundon me një marrëveshje”, shtoi ai.

 

Zbulimi britanik dhe amerikan mbështetën pohimet e udhëheqësit të Ukrainës duke thënë se forcat tokësore ruse vazhdojnë të jenë ende rreth 15 kilometra nga qendra e Kievit.

 

Shpresat për përparim diplomatik u rritën pasi zoti Zelenskyy tha të martën se Ukraina e kishte kuptuar se nuk mund të bashkohej me NATO-n, deklarata i tij më i qartë deri tani, çka nënkupton se qëllimi, i mishëruar në Kushtetutën e Ukrainës, nuk ka gjasa të përmbushet. Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar prej kohësh aspiratat e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s si një kërcënim për Rusinë, diçka që aleanca e ka hedhur poshtë.

 

Zoti Lavrov përshëndeti komentin e zotit Zelenskyy dhe tha se fryma serioze që filloi të shfaqet në bisedime jepte shpresë se palët mund të biem dakord për këtë çështje.

 

“Një status neutral po diskutohet seriozisht në lidhje me garancitë e sigurisë”, tha zoti Lavrov të mërkurën për kanalin rus RBK TV. “Ka formulime konkrete, që sipas meje janë pranë arritjes së marrëveshjes”.

 

Kryenegociatori i Rusisë Vladimir Medinsky, tha se palët po diskutojnë një ide të mundshme për kompromis, për një Ukrainë me një ushtri më të vogël dhe neutrale.Megjithatë nuk ka shpresë se mund t’u jepej menjëherë fund luftimeve. Ndërkohë zoti Zelenskyy pritet të bëjë një apel të drejtpërdrejtë për më shumë ndihmë të mërkurën, në një fjalim të pazakontë të një  udhëheqësi të huaj përpara Kongresit amerikan. Nga ana tjetër sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë Presidentin Joe Biden pritet të njoftojë një ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën prej 800 milionë dollarësh./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
bisedime Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia, për pak më vdiq gruaja! Sot jemi më keq se në vitin 1990

më shumë...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.