Subscribe

Rreth 19 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra janë zhdukur në Gjermani, pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makina dhe duke shkatërruar ndërtesa.

 

“Unë kurrë nuk kam përjetuar një katastrofë të tillë”, tha një 63-vjeçar.

 

Në qytetin Schuld në rajonin Eifel, në kufi me Belgjikën dhe Luksemburgun, 6 shtëpi, në të cilat aktualisht kërkohen 30 persona, u shkatërruan për shkak të përmbytjeve.

 

Në shumë vende, banorët janë të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në provincën fqinje të Nordrhein-Westfalen, dy oficerë policie humbën jetën gjatë një ndërhyrjeje në përpjekje për të shpëtuar qytetarët.

 

Meteorologët  kanë paralajmëruar se pjesët jugperëndimore të Gjermanisë do të vijojnë të goditen nga moti i keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *