Subscribe

Janë përmbytur tre here brenda pak ditësh dhe nuk është marre asnjë mase. Per këtë arsye, banoret e fshatit Gajush ne Lezhe, kane dale ne proteste dhe akuzojnë se pushteti lokal ashtu edhe atë qendror, për mungesën e vëmendjes. Dhjetëra banesa janë përmbytur çka i ka detyruar banoret te strehohen tek të afërmit. Ata thonë askush nuk ka shkuar të interesohet për gjendjen e tyre apo demet e shkaktuara. Sipas banoreve, shkak kryesorë i përmbytjeve është bërë nje ndërtim mbi kanalin kryesorë në autostradë, i cili bllokon kalimin e ujërave. Por nga ana tjetër, ka ndikuar mos pastrimi i kanaleve kulluese. Përmbytjet e ditëve te fundit, kane shkaktuar dëme te mëdha jo vetëm ne banesa e biznese, por edhe ne token bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *