E shtunë, 26 Shtator 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë gjatë tentativës për t’u arratisur

Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit nga Elbasani, Elvis Koçi i njohur ndryshe si “Vis Korçari”.

Efektivët kishin kohë që e ndiqnin dhe e kanë lokalizuar të shtunën në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku kanë marrë pjesë edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

Sapo ka parë policinë, Çaushllari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë largimit ai ka përplasur dy makina civile të policisë dhe ka mundur të çajë rrethimin fillestar.

Menjëherë pas ngjarjes është organizuar ndjekja, ndërsa nga Saranda janë angazhuar edhe forca të FNSH-së. Pas rreth 30 minutash kërkime, 34-vjeçari është lokalizuar nga agjentët e Krimeve pranë një biznesi privat në aksin rrugor Ksamil–Butrint, ku edhe është vënë në pranga. Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin me të cilin lëvizte, i cili rezulton i regjistruar në emër të vëllait të tij.

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë, i përfolur për përfshirje në përplasjet e grupeve kriminale në Elbasan. Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u lirua rreth një vit më vonë.

Më shumë video