Subscribe

Reshjet e rëna mëngjesin e kësaj të shtune, por edhe hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës deri në mesditë përkeqësuan edhe më shumë situatën në veri të vendit.

 

Në Shkodër janë ende 3 mijë hektarë tokë nën ujë, ndërsa prezencë uji ka edhe në banesa, oborre e stalla.

 

Situata paraqitet problematike edhe në Lezhë, aty ku 570 hektarë tokë vazhdojnë të jenë të mbuluara nga uji. Ndërkohë në Milot, ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.

 

Prej reshjeve të dendura të paradites, qarkullimi në nënkalimin në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë, u bllokua. Automjetet lëvizin me vështirësi, ndërsa nga Emergjencat Civile bëhet thirrje që të përdoren rrugë alternative.

 

Nga të dhënat e Emergjencave Civile mësohet se niveli i Lumit Mat është rritur, por nuk ka rrezik për dalje nga shtrati.

 

Rrezik nuk përbëjnë as shkarkimet nga hidrocentralët e vegjël që ndodhen në lumenjtë Mat e Fan.

 

Megjithatë, ekipet në terren janë gati për ndërhyrje në rast të përkeqësimit të situatës.

 

Policia nga ana tjetër ka shtuar prezencën në rrugë dhe iu bën apel shoferëve të tregohen të kujdesshëm dhe të lëivizn me shpejtësi të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *