Subscribe

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet e tensionuar. Përplasjet mes Palestinezëve dhe Izraelitëve kanë shpërthyer sërish pas lutjeve të së premtes. Protesta u bë kundër vendimit te presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

 

Katër palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën gjatë përplasjeve në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

 

Rreth 2,500 palestinezë dogjën goma dhe hodhën molotov e gurë ndaj policisë në disa qytete të Bregut Perëndimor.

 

Dhjetëra mijëra besimtare që ishin të pranishëm në xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit për lutjet e së premtes, u bënë pjesë e protestës.

 

Disa mbanin ne duar edhe flamujt e vendeve më kritike ndaj vendimit të Trump, Turqisë dhe Malajzisë.

 

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se të paktën 360 persona u plagosën.

 

Forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demonstruesit.

 

Që nga njoftimi i Trump më shumë se një javë më parë, 16 raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *