Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 7-të të miturit e Kavajës, të cilët akuzohen se përdhunuan në grup një  13-vjeçare.

Në përfundim të hetimit, gjykata i ka deklaruar fajtor duke i dënuar në total  me 27 vite burg.

Dënimi për të rinjtë do të filloi nga data e arrestimit  dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të  kaluar, ku adoleshëntët shantazhonin të miturën me një video, ku ajo ishte filmuar sëbashku me të dashurin e saj.

Nepermjet kësaj video ajo detyrohej të kryente mardhënie edhe me djemtë e tjerë në mënyrë që i dashuri i saj te blinte lojra në internet.

Në ketë histori u përfshine nxënës të shkollës  “Rilindja” në Kavajë, aty ku dhe e mitura mësonte.

 

L.M., dënohet me 6 vjet e 8 muaj burg

E.M., dënohet me 5 vjet burg me gjykim të shkurtuar

F.M., dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg

K.M., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar

K.K., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar

E.H., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar

E.A dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *