Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë pasi ia është dënuar për një vepër shumë të rëndë penale.

49 vjecari shqiptar u prangos gjatë tentativës së tij për të kaluar kufirin, për tu futur drejt vendit tonë.

Ai ishte dënuar me 9 vjet burg për joshjen dhe përdhunimin e një fëmije, dënim që nuk ishte ekzekutuar pasi pritej edhe vendimi I Gjykatës së Apelit.

Mirëpo në kohën kur pritej te jepte vendimin e formës së prere edhe Apeli, shtetasi shqiptar ka tentuar të arratiset edhe pse aventura e tij nuk ka shkuar si duhet. Mediat greke raportojnë se ky shtetas më parë ishte dënuar edhe për armembajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *