Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është denoncuar pranë komisariatit të Maliqit nga vajza e tij 18 vjeçare për ngacmim seksual.

I arrestuari është Rudolf Merolli, një emër i njohur për policinë lokale. Burime te sigurta bëjnë me dije se prindërit e 18 vjeçares janë në prag divorci, ndërsa vajza jeton në qytetin e Korçës me nënën dhe gjyshen e saj.

Po të njëjtat burime thanë se vajza ka regjistruar një bisedë me babanë e saj i cili i kërkonte te kryenin marrëdhënie seksuale. Të hënën në darkë ajo ishte te shtëpia e babait të saj në fshat.

Kaq ka mjaftuar që vajza të martën të drejtohet pranë komisariatit për të bërë denoncimin.

Rudolf Merolli ka qenë i dënuar me dy vite burg pasi akuzohej për vjedhje të një makine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *