Era e fortë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme edhe ne disa akse rrugore. ARRSH sqaron se në rrugën Thumanë-Milot ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale.

Po ashtu mbas Mamurrasit në drejtim të Lezhës vijon erë me intensitet të lartë. Erëra të forta paraqiten dhe në
Korçë dhe Gjirokastër në akset kombëtare.

Ndërkohe në segmentin Tiranë-Elbasan ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, grupi i punës është në vendndodhje dhe ka punuar për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.

 

Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gadishmëri bashkë me Policinë Rrugore.Njoftohen përdoruesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të evituar aksidentet e mundshme, të kenë kujdes në akset ku ka patur aksidente automjetesh si pasojë e erës si dhe të shmangin akset problematike nga era e fortë.
Për të shmangur aksidente patrullat e policisë janë pozicionuar në këto akse dhe bëjnë ndalimin e kamionistëve dhe të autobuzëve duke i këshilluar për reduktimin e shpejtësisë dhe shtimin e kujdesit maksimal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *