Subscribe

Megjithë ndërhyrjen nga ajri edhe në ditën e shtatë, situata e zjarreve në zonën e Karaburunit mbetet kritike.

 

Flaket vijojnë të djegin një sipërfaqe të konsiderueshme. Këtë të hënë, janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit, 30 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Edhe helikopterët e Forcave të Armatosura kanë vijuar punën prej të dielës.

 

Ndërsa nga terreni në zonën e Pashalimanit në Orikum, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi se sfidë mbetet vënia nën kontroll e flakëve në Karaburun.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

“E vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburuni duke përjashtuar disa vatra të tjera që nuk përbëjnë më problem. Kemi shmangur prekjen e parkut të Llogarasë. Helikopteri ka dhënë impakt të kosiderueshëm, por duhet thënë se puna njerëzore është e pazëvendësueshme. Puna që kanë bërë FA është e pazëvendësueshme në këtë zonë, ku flakët kërcënuan dhe banzën e Pashalimanit. E vetmja vatër aktive serioze është Karaburuni ku jemi të përqendruar me mjete ajrore dhe tokësore, kemi 200 efektivë të FA.”

 

Situata përkeqësohet nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Të dielën u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave të fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që këtë të hënë në lartësinë e malit të Karaburunit aksioni është i pamundur, për shkak të terrenit, për këtë arsye ndërhyrja nga ajri mbetet vendimtare.

 

Zjarri mbi fshatin Tragjas, edhe pse është aktiv nuk rrezikon banesa, por vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në fshatin Kuç, sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

“Deri tani e kemi menaxhuar me sukses, ne skemi pasur humbje jete të lënduar dhe as zjarr banesa.  Situata e rënduar ku rrezikoheshin dhe banesat ishte në Ksamil, por fatmirësisht zjarret atje janë neutralizuar.”

 

Ndërkohë është normalizuar situata në Mamurras. Ne orët e mbrëmjes ne mbeshtetje te forcave zjarrfikese mbërritën edhe forcat ushtarake nga reparti Zall-Herr dhe u be e mundur venia nen kontroll e flakeve. Mesohet se jane shoqeruar disa persona ne komisariatin e Kurbinit, te cilet kane dhene delaratat e tyre dhe me pas jane lene te lire.dyshohet se zjarri ne kuroren e gjelber te mamurrasit ka qene i qellimshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *