Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave që Erion Veliaj ka hedhur ndaj Bashës për ndërtimin e katit shtesë.

 

Përmes një deklarate për mediat partia demokratike ka theksuar se tërbimi nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, ka bërë që propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate për Lulzim Bashën, që sipas tyre ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie.

“Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

  1. Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.
  2. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.
  3. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.

Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.”

 

Gjithashtu në deklaratën e saj PD thekson se çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, është Edi Rama dhe Erion Veliaj, që kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *